Kryedemokrati Sali Berisha foli para demokratëve mbi vendimin e kryesisë për të hyrë në parlament.
Ai tha se shumë demokratë janë të pakënaqur dhe e konsiderojnë gabim hyrjen në Kuvend, por theksoi se pasqyra kryesore mediatike është parlamenti dhe prania e tyre është jetike për opozitën.
“Edi Rama do të festonte nëse nuk do futeshim. Por ne duhet të jemi aty si zëri i demokratëve, edhe në kushtet e një ‘narko-diktature’ mediatike,” tha Berisha.
Ai paralajmëroi se censura dhe terri informativ janë armët më të fuqishme të diktaturave, dhe se shmangia e parlamentit do të kishte pasoja të rënda për opozitën dhe betejën e saj politike.
Berisha i ftoi demokratët të kuptojnë rëndësinë e këtij momenti, pavarësisht shqetësimeve që ata kanë për vendimin e kryesisë.
DEKLARATA E PLOTE
Prandaj, dhe ne mirëkuptojmë këta demokratë që kanë instinkte politike shumë të zhvilluara, integritet dhe mendojnë se ne po bëjmë një gabim të rëndë që po hyjmë në parlament.
Tani, unë i ftoj ata të ndalen në një moment fondamental.
Dhe që ne demokratët për fatin më të keq, në tërësi nuk e kemi parasysh.
Efektin shkatërrimtar të censurës mbi ne.
Ne mendojmë se flasim me njëri-tjetrin, dalim edhe në një studio diku dhe komunikuam me zgjedhësit, në një kohë kur studimi tregon se aksionet tona të komunikimit janë as një e dhjeta e atyre të qeverisë.
Në këtë kontekst, unë në emër tuaj u them demokrateve dhe demokratëve, që mbetën zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në parlament, duke qenë zëri i tyre, është absolutisht në kushtet e territ të narko-diktaturës, e një rëndësie në vlerësimin tim jetik për realizimin e qëllimeve tona.
Dhe u garantoj të dashur miq që na ndiqni dhe që më keni dërguar mesazhe, se Edi Rama do festonte sonte në qoftë se ne do kishim vendosur të mos ishim në parlament.
Por nuk injoroj asnjë nga arsyet dhe shkaqet që ju rreshtoni për të mos qenë në parlament.
Por gjithmonë ka në shkaqe dhe pasoja një hierarki dhe ti je i detyruar të gjykosh mbi bazën e hierarkisë së tyre.
Unë u them këtyre miqve tanë, me shumë respekt, se duam apo nuk duam ne, pasqyra mediatike kryesore është parlamenti.
Është pasqyrë, ndaj dhe në qoftë se duam ta mbyllim për opozitën këtë pasqyrë dhe në bindjen time më të thellë- ndoshta jam gabim sepse nuk jam i pagabueshëm- ne do bënim një gabim me pasoja shumë ët rënda për opozitën.
Pra, është një gjë madhore shumë.
Demokrate e demokratë, nuk duhet të harroni kurrë se diktaturat nuk kanë armë më të fuqishme se sa censurën dhe terrin informativ në të cilin e zhytin shoqërinë.
Merrni ju lajmet e medieve kryesore, pyesni ata qëjanë në moshë më të shtyrë se ju a kanë një dallim nga televizioni i diktaturës këto mediat kombëtare, që fillojnë se erdhi jahti i një filan princi, ngjarje që nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët shqiptarë. As me jetën e tyre, as me rrogën e tyre, as me pensionin e tyre, me asnjë gjë. Kanë vetëm me lustrën e narkodiktatorit.
Ndaj dhe, me gjithë vështirësitë e atij vendimi, do të ishte, për mua, ua them këtu, jashtëzakonisht me pasoja për opozitën në betejën e vështirë shumë që ka ajo për të realizuar qëllimin e vet.













