Bota

Një akullnajë “varrosi” një pjesë të fshatit zviceran

Një copë e madhe e akullnajës Birch varrosi një pjesë të madhe të fshatit Blatten në kantonin zviceran të Valais, por askush nuk u lëndua në aksident edhe pse pati shumë dëme materiale, konfirmuan autoritetet lokale.

Një pjesë e akullnajës u shemb dje rreth orës 3:30 të pasdites dhe forca e saj shkaktoi një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, raportoi Swiss Info.

Edhe pse fshati u evakuua disa ditë më parë për shkak të frikës nga shembja e akullnajës, një person u raportua i zhdukur.

Disa shtëpi u shkatërruan, por, falë masave paraprake të marra më parë, nuk pati viktima.

300 banorët e fshatit u larguan nga shtëpitë e tyre që më 19 maj, pasi gjeologët që monitoronin zonën paralajmëruan se akullnaja dukej e paqëndrueshme.

Qeveria lokale e Valais shpalli një “situatë të veçantë” të mërkurën në mëngjes.

Fernando Lehner nga selia rajonale e krizës konfirmoi se gjatë natës midis të martës dhe të mërkurës, në akullnajë u vunë re shenja të aktivitetit të shtuar, përfshirë një shembje të vogël në orën katër të mëngjesit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts