KronikëLajme

Trafik droge, pastrim parash dhe krim i organizuar, arrestohet Dritan Gjika në Dubai

Arrestohet në Dubai Dritan Gjika. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Ministria e Brendshme e Ekuadorit, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Goditje ndërkombëtare ndaj krimit të organizuar. Dritan Gjika, lider i mafies shqiptare në Ekuador, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Në një operacion të përbashkët nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në koordinim me homologun e saj në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe; Përmes punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit nga PAcCTO 2.0, më 26 maj 2025, Dritan Gjika u kap për qëllime ekstradimi. Ai mban dy Njoftime të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe krim të organizuar“, lexohet më tej në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts