Politika

Fenomeni ‘Treni bullgar’, PD kërkesë urgjente KQZ: Na vini në dispozicion pamjet filmike të disa QV në KZAZ 40!

PD i është drejtuar përmes një shkresë zyrtarë KQZ, ku i kërkon vënien në dispozicion të kamerave në disa prej QV në KZAZ 40, që korrespondon me Njësinë nr. 9 në Tiranë.

Shkresa vjen pas konstatimit të fenomenit ‘Treni Bullgar’ në këtë KZAZ, ku në disa QV janë zbuluar fletë votimi të parregullta dhe që nuk korrespondonin me fletët e votimit të lëshuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas PD, këto fakte dhe konstatime, përfshirë ndryshimin e ngjyrës së fletëve të votimit, përbëjnë një indikator të drejtpërdrejtë të manipulimit, pasi çdo devijim nga standardi i miratuar për fletën e votimit është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas ligjit.

PD ka listuar një numër të konsiderueshëm të QV, që sipas saj janë me probleme.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts