Politika

Burgu i Durrësit, ‘bastion’ i Partisë Socialiste

Është mbyllur numërimi për qendrën e votimit në Burgun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votive.

 Sipas shifrave zyrtare, PS ka siguruar 148 vota, PD 35, ndërsa partitë e tjera vetëm 3 vota në total.

Në këtë burg ndodhen edhe katër zyrtarë socialistë: Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako. Më 11 maj ata nuk pranuan të votojnë para kamerave.

Në burgun e Durrësit janë 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts