Arkitekti i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ndërsa ka publikuar dhe videon e SYRI-t, ku nga pamjet tregon si vidhen zgjedhjet në Shqipëri.
“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan LaCivita në X.
Arkitekti i fushatës elektorale të PD-së ka publikuar videon, qe PD denoncoi më herët, ku persona që janë pjesë e administratës shfaqen në zyrën elektorale të Erion Braçes.
Teksa filmohen, ata largohen me vrap, ndërsa PD akuzon për krime zgjedhore.












