Politika

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mundë të lejojë më edhe një mandat të Edi Ramës

Kryearkitekti i fitores së presidentit Donald Trump, Chris LaCivita duke folur në mitingun madhështor të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, u shpreh se, shqiptarët duhet të dalin e të votojnë në 11 maj dhe të pushojnë nga puna, Edi Ramën.

Chris LaCivita u shpreh, se ‘në Shqipërinë e re me doktor Berishën, ju do të keni një njeri i cili ka shpëtuar jetë.  

Chris LaCivita: Gjithnjë habitem sesa e madhe është kjo turmë. Faleminderit Shqipëri, për mbështetjen, që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua. Shqipëria sikurse e dëgjuam edhe më parë është në udhëkryq. Jo vetë, për ëndrrat tuaja dhe të familjes tuaj, por edhe pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria nuk mund të lejojë edhe jë mandate tjetër të Edi Ramës. Korrupsioni, gjendja e vështirë  ekonomike që ka shkatërruar familjet, të gjitha që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ua ka marrë.
Por ju keni tani një shans historik, një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikë e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe nuk do ët rreshtoni se luftuari për familjet tuaja. Kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë dhe fqinjët dhe pushoni Edi Ramën.

Në Shqipërinë e re me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos e vendosni besimin tuaj te një mjet që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë. Me një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Me një plan real që do të përmirësojë jetën tuaj.

Vije te ju si një amerikan që sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh. E gjithë bot ai ka sytë te këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts