Politika

Votat e diasporës/ PD ngre alarmin: Zarfet dorazi në KQZ! 137 emra të dubluar, janë në PER dhe në listat zgjedhore në Shqipëri

Partia Demokratike denoncon të tjera manikacione të cilat përfshihen në skemën e ‘manipulimit’ të votës së diasporës.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri në konferencë për median sot në mesditë tha se ka dorëzuar dy kërkesa për informacion KQZ ku kërkon pastrimin e listave nga emrat e dubluar, konkretisht shqiptarë të diasporës të cilët rezultojnë dhe në listat e PER dhe në listat e QV në Shqipëri.  Kërkesa e dytë ka të bëjë me dorëzimin e zarfeve dorazi në KQZ.

“Emrat e dubluar në lista. Mund të jenë mbi 100, 137 ne patëm undësinë të identifikojmë para 2 javësh.  Po bëjmë disa ditë që nuk kemi marë përgjigje zyrtare nga KQZ, se cfarë bëhet me këto emra të dubluar. Mendojmë se mund të jetë një numër më i lartë. Janë në disa qarqe.

Që do të thotë emri është  regjistruar në platformën PER dhe supozohet ti ketë shkuar vota në diasporës dhe po ky emër figuron në listat e zgjedhësve të pastrohen nga emrat e dubluara. Duhet të kishte ndodhur.  Ne nuk kemi marrë përgjigje zyrtare. Presim që këto lista zgjedhore të pastrohen nga emrat e dubluara.  Votimi dy herë do të ishte krim zgjedhor.

Kërkesa e dytë Kemi marrë në dijeni për dorëzim zarfash nga qytetarë me votë. E kanë dorëzuar në KQZ dhe kanë tentuar ta depozitojnë me protokoll, ose e kanë sjellë jashtë kanalit zyrtar me postë DHL. Kemi bërë kërkesë për informacion të plotë për numrin e zarfeve” u shpreh Franc Nuri. 

“Këto hyjnë në një kapitull tjetër që është i rrezikshëm ai i manipulimit të votës” tha Topalli.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts