Politika

‘Nuk kam bërë asgjë për 12 vjet, por po mundët me votoni sërish’, Rama: Unë vetë jam i pakënaqur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi virtual me qytetarët në rubrikën Sy m’Sy, është shprehur se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëra, por shtoi se është ambicioz për t’i bërë më mirë.

Kjo deklaratë e tij në pikë të mëngjesit 5 ditë para verdiktit të shqiptarëve është deklarata më e sinqertë e tij. Nuk kam bërë asnjë kokërr gjejë por ju lutem me votoni. Ky ishte thelbi i asaj që deklaroi ai. Me votoni se mashtroj me mirë, vjedh ndryshe, jam lider, nuk bëjë asnjë punë. Për këto ta votojnë shqiptarët. Duket se sondazhet e porositura nga selia e qeverisë janë përgatitur ne dy kopje. Ajo realja i ka shkuar Ramës që e shikon gropën ku po bie dhe shifrat e atij të përgatitur nga Fuga dhe Fugistët që publikohen në mediat e inceneratorëve për të gënjyer shqiptarët që ti bëjnë ata të ndikojnë në votën e tyre.

Kjo e ka tmerruar deri ne atë pikë sa do te bëjë edhe qeveritarin edhe opozitën. Model diktatorial.

 Ai shtoi se Shqipëria tashmë nuk konsiderohet më një vend pa vlerë, duke shtuar se sot vendi është ulur në tryezën e krushqisë me familjen e madhe të bashkuar evropiane. Realisht Shqipëria kishte vlerë kur qeverisjes nga Sali Berisha. Evropa hoqi vizat. U firmos integrimi në NATO.

Por sot kur Rama e thotë këtë përveç atyre arritjeve që i trashëgoi nga qeverisja e PD, nuk shpjegoj se ku ishte vlera e Shqipërisë që paska sjellë ai për 12 vite. Një narkoshtet në zemër të Evropës siç është denoncuar tashmë në pothuajse të gjithë mediat e kontinentit të vjetër. Apo korrupsioni i pandalshëm i 12 vjetëve që sipas akuzave të SPAK, KLSH dhe publikimeve të opozitës apo medieve investigative kalon dhjetëra miliardë euro abuzime. Asnjë alternativë nuk jep, asnjë program, vetëm sulmon opozitën. Prandaj shqiptarët te do ta kenë të lehtë zgjedhjen me 11 maj.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts