Politika

Artur Roshi: Edith Harxhi përfaqëson filozofinë konservatore! E mbështes dhe ftoj çdo shqiptar ta votojë më 11 Maj

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kandidaturën e Edith Harxhit, duke e vlerësuar si përfaqësuese të denjë të filozofisë konservatore dhe një zë të rrallë në skenën politike shqiptare.

Edith Harxhi përkrah në mënyrë të qartë filozofinë konservatore, që është në thelb të profilit politik të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat. Ajo është ndër të vetmet që ka artikuluar këtë filozofi në mënyrë të qartë në media dhe publikut,” deklaroi Roshi.

Në intervistën në Shikaj TV, Roshi theksoi elokuencën diplomatike dhe eksperiencën e saj si elemente që e dallojnë nga kandidatët e tjerë, duke nënvizuar edhe qëndrimin e saj të qartë për çështjen e Kosovës, një prioritet që Roshi e cilëson si “organik” për një parti nacionaliste.

Artur Roshi: Edith Harxhi përkrah filozofinë, në një farë mënyre që, unë e kam profil politik në Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat. Pra, filozofinë konservatore. Ka qenë e vetmja nga të gjitha deputetet që ka anonçuar në të gjitha mediat dhe ka mbrojtur filozofinë konservatore.

Ajo spikat nga të gjithë kandidatët me elokuencën e saj diplomatike që ka dhe me eksperiencën që ka. Më pëlqen orientimi i saj që ka me Kosovën, e sigurisht unë si parti nacionaliste e kam pjesë organike këtë. Dhe në këtë kontekst e vlerësoj dhe ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe emigrantët që votojnë në Tiranë, të votojnë Edith Harxhin, ftoj dhe miqtë e mi, anëtarë e simpatizantë të Ballit Kombëtar Demokrat.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts