KronikëLajme

Shpërthen me eksploziv makina e mjekes në Tiranë, mjeti ishte parkuar pranë spitalit privat/ EMRI

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në Tiranë, ku një lëndë plasëse ishte vendosur në gomën e përparme të një automjeti të parkuar në rrugën “Pjetër Budi” pranë zonës së “Qytetit Studenti”.

Nga burime policore thuhet se automjeti ku shpërtheu lënda plasëse është në pronësi të mjekes Matilda Kaja.

Policia bën me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa automjeti ishte i parkuar pranë një spitali privat në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali privat, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts