Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër për situatën e ‘Eco Campusit’ në Sarandë. Në një postim në Facebook, ajo e cilëson godinën një gërmadhë të braktisur prej më shumë se shtatë vitesh. Zhupa akuzon qeverinë se ka shpenzuar 348 milion lekë nga taksat publike për një objekt që nuk u shërben nxënësve.
Sipas saj, godina do të përdoret si pjesë e një kompleksi rezidencial për qeveritarët dhe klientët e tyre. Ajo thekson se prej katër vitesh e denoncon këtë situatë pa marrë zgjidhje. Zhupa u bën thirrje prindërve të Sarandës të votojnë më 11 maj për ndryshimin. Ajo premton se Partia Demokratike do ta kthejë objektin në një shkollë funksionale. “Zgjedhja është e juaja”, përfundon Zhupa, duke kërkuar votën për numrin 1.
Postimi i plotë:
Në shtator, dëshironi një shkollë të re e cila është në funksion të nxënësve të Sarandës apo këtë gërmadhë të lënë pa funksion mbi 7 vjet dhe të paguar 348 milion lekë nga taksat tuaja?!
Kam 4 vjet që e denoncoi Eco Campusin si një shkollë që nuk vihet në funksion të nxënësve të Sarandës dhe historia do të vazhdojë akoma.
Kjo godinë do shndërrohet pjesë e një kompleksi rezidencash për qeveritarët dhe klientët e tyre.
Ndaj prindërit e Sarandës e kanë zgjedhjen me 11 Maj.
Ose do të votojnë numrin 1 dhe do të votojnë alternativën që e kthen në një shkollë funksionale dhe i jep zgjidhje përfundimtare mësimit me 2 turne dhe pa cilësi në Sarandë ose mbajnë gërmadhën, mbajnë klientët e pushtetit dhe mbajnë një qeveri që i vjedh.
Zgjedhja është e juaja!
VOTO NUMRIN 1!













