Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës së tij të propagandës Sy m’Sy, iu është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”.
Kreu i qeverisë u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin.
Në tashmë e dimë se të gjithë hajdutët që Rama solli në qeverinë qendrore dhe lokale për të vjedhur, kanë vjedhur pa dijeninë e tij. Po të gjithë ama. Dhe nuk janë pak shumat e abuzimit, kapin miliona e miliona euro. Por përgjegjësia është personale. Se SPAK akoma nuk ka mundësi ta thërrasë e ta pyesë Ramën për gjithë këtë batërdi. E lë më, ti marrë telefonin. Ju kujtohet kërcënimi që bëri në mbledhjen e grupit të partisë së tij aty ku jepte urdhërat për SPAK që të prangoste opozitën. Dhe ka në çdo dalje publike që thotë se Dumani është i mirë…
“Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS”, deklaroi Rama.
Por kreu i rilindjes përveç fyerjeve për shqiptarët nuk ka ofruar ndonjë gjë që nga dita e para e fushatës. Opozita ka program të qartë. Kurse ai ka tallvanë e tij mendore, intelektuale, dhe programore me të cilën kërcen nga qyteti në qytete duke sharë e fyer shqiptarët, gratë dhe burrat. Nuk flet as për program as për zhvillim, s’ka bilanc. Deri para pak ditësh kishte recitalin “pasaporta” por duket se e ka harrura këtë çështje. Ishte mashtrim shumë i trashë dhe e kuptoi. Tani iu kthye fushatës se modelit të klounit që të manipulojë edhe një herë mendjen e votuesve. Por duket se edhe kjo nuk po i funksionon. Pasi njerëzit i kërkojnë llogari për hallet e tyre e jo për hallet e tij që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën. Ai ka hall si të vjedhë me shumë me bandën e tij. Ndërsa qytetarët, përveçse nuk duan të vidhen, duan më shumë punë, ujë, dhe investime që fëmijët e të rinjtë të mos e braktisin këtë vend.
Edi Rama: Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande.
Pra sipas liderit global. Nëse vjedh, arrestohesh kjo quhet vlerësim. Nuk është aspak problem. Biles njerëzit duhet të të votojnë për këtë. Një forcë politike që siç e thotë ai gjysma janë në burg e gjysma tjetër janë me njërën këmbë në SPAK, është bërë problem për vend, e tjetrën jashtë nuk duhet të qeverisë. Kjo nuk ka nevoje për shumë analiza. Por Rama ka modelin e etërve për qëndruar.











