Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me banorët e Libofshës, ndërsa ka vënë në pah mosbështetjen e tyre nga qeveria aktuale dhe dështimin në realizimin e premtimeve të bëra në zgjedhjet e 2021-ës. Sipas Bardhit, Edi Rama dhe qeveria e tij i kanë mashtruar fermerët e zonës duke i privuar nga fondet europiane të IPARD-it, të cilat ishin premtuar për zhvillimin e bujqësisë.
Ai thekson gjithashtu mungesën e infrastrukturës bazike, si rrugët, uji i pijshëm dhe kanalizimet, duke akuzuar drejtpërdrejt ministren Belinda Balluku për dështimin në realizimin e investimeve.
Postimi i plotë:
[📍] Libofsh
[🚀] Rrisim prodhimin, rrisim të ardhurat [🚀]
[📌] Fshatrat e Libofshës kanë njerëz shumë punëtorë, por ka edhe një qeveri të papërgjegjshme që s’i mbështet ata. Para zgjedhjeve 2021, Edi Rama u premtoi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë, por fondet i vodhën vetë dhe fermerët e Libofshës u mashtruan.
[🚨] Bashkë me Luanin dhe kandidaten Suzana Numani dëgjuam shqetësimin e tyre për mungesën e infrastrukturës bazike, mungesës së rrugëve, të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve. Janë investime të munguara, për të cilat është përgjegjëse direkt Belinda Balluku. Sikur vetëm tenderin e tunelit të Llogarasë të kishte bërë në rregull, 50 milionë eurot e vjedhura që po kërkon SPAK-u, do të kishin mjaftuar të bëjnë Libofshën një zonë supërmoderne bujqësore!
[🌾] [🌱] Pas 11 Majit, me votën e banorëve të Libofshës dhe të shumicës së shqiptarëve ne do të bëjmë realitet fshatin e zhvilluar. Me subvencione direkte për fermerët, prodhimi do të rritet, shitjet do të rritën, fermerët do të kenë më shumë punë, më shumë lekë për vete dhe familjen.
[🗳️] Prandaj, në 11 Maj ka vetëm [1️⃣] zgjidhje të mirë, voto [1️⃣] voto PD!












