Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka vijuar takimet elektorale në Gjorm dhe Zhejë të Kurbinit, ku është pritur me pjesëmarrje masive nga banorët. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj e cilësoi këtë mobilizim si një thirrje për ndryshim dhe çlirim nga padrejtësia, varfëria e programuar dhe braktisja e qëllimshme nga qeverisja e Rilindjes.
“Gjormi dhe Zheja nuk do të jenë më zona të harruara në hartën e shtetit. Aty ku Rilindja ka ngritur mure, ne do të hapim rrugë”, u shpreh Gjekmarkaj, duke premtuar investime të drejta dhe shërbime publike për qytetarët, jo për klientët e pushtetit.
Ai theksoi se Partia Demokratike nuk synon vetëm një fitore elektorale, por është në rrugën për të ndërtuar një lëvizje kombëtare për dinjitetin e çdo qytetari.
Postimi i plotë në FB:
Bashkimi ynë është forca që po trondit sistemin e vjetër të Rilindjes [🇦🇱] [✌️]
Në çdo cep të Shqipërisë, në çdo shtëpi, ndjehet nevoja aq e madhe e një pushteti për qytetarët. Në Gjorm dhe Zhejë të Kurbinit, një pjesëmarrje që thërret për ndryshim: çdo familje një përfaqësues. Kjo nuk është thjesht mbështetje, është thirrje për t’u çliruar nga padrejtësia, nga braktisja, nga varfëria e programuar nga Rilindja dhe bashkitë e saj të kapura.
Gjormi dhe Zheja nuk do të jenë më zona të harruara në hartën e shtetit. Aty ku Rilindja ka ngritur mure, ne do të hapim rrugë. Aty ku është mbjellë dëshpërim, ne do të mbjellim mundësi. Investimet do të shkojnë aty ku ka nevojë reale. Shërbimet do të jenë për qytetarët, jo për klientët e pushtetit.
PD nuk po kërkon thjesht një fitore në zgjedhje. Ne po ndërtojmë një lëvizje kombëtare për dinjitetin e çdo shqiptari.
Çdo votë për Partinë Demokratike është votë për një Shqipëri që punon për njerëzit, jo për oligarkët. Për një bashki që i shërben qytetarëve, jo që i harron. Për një të ardhme ku edhe Gjormi, edhe Zheja, edhe çdo fshat i vendit, të kenë të drejtën të zhvillohen, të ecin përpara, të jetojnë me dinjitet.
Ndryshimi nuk është më një shpresë, është një realitet që triumfon pas dy javësh! Pas 11 Majit, fillon puna. Fillon kthimi i besimit. Fillon ndërtimi i një Shqipërie që i përket qytetarëve të saj [🇦🇱] [✌️]











