KronikëLajme

Aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, autobusi i ekipit të Skënderbeut del nga rruga, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ku janë përfshirë autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra dhe dy automjete të tjera. Sipas burimeve, autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit anës rrugës, duke shkaktuar panik dhe dëmtime mes vajzave të ekipit.

Raportohet se disa prej vajzave kanë pësuar lëndime, ndërsa njëra prej tyre ka marrë dëmtime në hundë. Përveç dëmtimeve fizike, shumë prej lojtareve janë traumatizuar nga ngjarja. Në vendin e aksidentit ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka bërë transportin e të plagosurve drejt spitalit.

Mjekët po japin ndihmën e parë dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të vajzave të ekipit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është vështirësuar për disa minuta.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts