Politika

“Është plotësisht e arritshme!”/ Rama në Shkodër: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime elektorale sot në Shkodër. Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali”. Ai tha ndër të tjera se paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro. Sipas tij, realizimi i këtij premtimi është plotësisht i arritshëm. Rama foli edhe për fazën e pajisjes së shkollave me laboratorë inteligjentë, duke thënë se deri më tani janë 300, por aspirojnë të shkojnë në 900 të tillë.

“Jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë. Deri më tani janë rreth 300, do të shkojnë në 900 në total… Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po punohet për transformimi e tyre , konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme.

Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro.

Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts