Pas pritjes madhështore në prezantimin e kandidatëve për Fierin, drejtuesi politik i këtij qarku në PD, Gazment Bardhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në FB.
Ai i bën thirrje gjithë qytetarëve të votojnë PD më 11 Maj, duke vendosur të parën familjen e jo partinë.
Ndërsa ka edhe një mesazh për kundërshtarët, të cilët janë në pushtet. Bardhi thotë se ata e kanë vendin në burg dhe se nuk kanë asnjë shpëtim tjetër.
Postimi i plotë në FB:
Në 11 Maj, jemi të gjithë njisha! [🤝]
Votoni Partinë Demokratike! Vendosni të parën familjen, jo partinë! Ata të partisë në pushtet e kanë rrugën në burg! Janë pa shpëtim!
E ardhmja jemi ne! [🇦🇱]
Është Partia Demokratike! [1️⃣]
Faleminderit Fieri! [❤️] Fitore! Fitore! Fitore! [✌️] [✌️]











