Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarin e grupit të senatorëve të Forza Italia, Maurizio Gasparri.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takohesha me kryetarin e grupit të Senatorëve të Forza Italia, Maurizio Gasparri. Diskutuam rreth zhvillimeve politike në Shqipëri”, shkroi Roshi.

Ky takim vjen në një kohë me rëndësi për marrëdhëniet politike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, ku temat si integrimi evropian dhe roli i forcave politike tradicionale janë gjithnjë e më të pranishme në agjendën ndërkombëtare.













