Në takimin elektoral të radhës në Fier, kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se në 100 ditët e para të qeverisjes do të përjashtojë nga Shqipëria mjerimin.
“Dinjiteti njerëzor është vlera e vlerave për të cilin jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet.
Ne shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e parë do të ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria.
Nuk ka dhe nuk do ketë pensionist që do të marrë më pak se 200 euro në muaj.
Nuk ka dhe nuk do të ketë të papunë, student me bursë, jetim në familje që do marrë më pak se 200 euro.
Nuk e lëndon dot më shumë dinjitetin se skamja për të numëruar kafshatën. Rrogat minimale brenda 100 ditëve do jenë 500 euro.
Paratë janë që të gjitha taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë ujë që pini dhe në çdo kafshatë që hani. Ndaj dhe ne me përparësi absolute do u kthejmë paratë ju”, tha Berisha.













