Politika

Rama vijon ‘lajthitjen’/ “Merrni peng kryetarin e bashkisë”

Kryeministri Edi Rama vijon lajthitjet në takimet e tij elektorale.

Teksa po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, njëra prej tyre ka shprehur shqetësimin për inertet që bllokojnë rezervuarin, si dhe për të vazhduar traditën me pazarin e së enjtes dhe së dielës në këtë qytet pasi sipas saj është një traditë që nuk duhet humbur dhe nuk duhet të bllokohet.

Në lidhje me shqetësimet e operatores turistike Rama i është drejtuar duke i thënë se duhet të bëhen bashkë të gjitha gratë dhe të marrin peng kryetarin e bashkisë.

Pra, këto janë zgjidhjet që Rama u ofron operatorëve turistikë.

Merrni peng kryetarin e bashkisë dhe thojini këtë, këtë dhe këtë. Ç’t’i bëj, t’i kafshoj veshin Klementit këtu në syrin tuaj?” tha Rama./CNA

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts