Politika

‘Studentët në varfëri, ministrat te ‘Nusreti’në Dubai’/ Zhupa: Programi i PD jep zgjidhje për këdo

Kandidtja për deputete e PD në Sarandë, Ina Zhupa përmes një video të shpërndarë në platformat sociale, ka dhënë detaje nga programi i PD-ASHM, që do të vihet në zbatim në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve.

Sipas Zhupës program i demokratëve dhe aleatëve të kolaicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ka në fokus çdo kategori, nga rinia, studentët, pesnsionistët dhe çdo shqiptar që ka nevojë për mbështetjen e qeverisë.

Zhupa nuk kurseu as akuzat në adresë të krysocialistit Rama, që sipas saj në 12 vite pushtet vetëm sa zhyti në varfëri studentët, ndërsa kabineti i tij ministror ‘ngopej’ te Nusreti në Dubai.

Të njëtën gjë, thekson ndër të tjera Zhupa, Rama bëri me pensionistët të cilëve u dha barna të skaduara, ndërsa vetë jeton në luksin e vilës-bunker në Surrel.

Statusi

PD–ASHM do të vendosë Minimumin Jetik prej 200 Euro — brenda 100 ditëve të para në qeveri.

Për studentët, për pensionistët, për çdo shqiptar në nevojë.

 Kontrasti

Edi Rama – 12 vjet në pushtet:

Studentët në varfëri, ministrat te “Nusreti” në Dubai.

Pensionistët me barna të skaduara, Kryeministri në vilën-bunker në Surrel.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts