Editorial

Fermerë që bëjnë BÉ-eee dhe fermerët BE-së!

Nga Lutfi Dervishi

Bujku shqiptar është heroi i heshtur i një tragjikomedie që zgjat prej dekadash.

Nuk ka tokë, nuk ka treg, nuk ka traktor (përveçse ndonjë foto në Instagram), nuk ka subvencione, nuk ka as mekanikë… Por ka një zemër të madhe kur vjen fjala te votimet, dhe një shpirt vetëmohues që do ta bënte Nënë Terezën të ndihej egoiste.

Në Lushnjë, një burrë i urtë, i thotë kryeministrit se punon ngaqë nuk i del pensioni, se nuk ka hipotekën , por e uron (dhe është i sinqertë)për mandatin e katërt dhe të pestë. Në Korçë, një tjetër fermer pret mollët se nuk i shet dot, por do të votojë për partinë në pushtet se ka bërë shumë reforma…

Ndërkohë, në Paris, Bruksel e Berlin, fermerët evropianë që i kanë të gjitha: tokën, tregun, traktorin me bluetooth dhe subvencionin me kod QR, sapo dikush tenton t’i heq një cent nga ndihma, hedhin zetorët në autostradë, e çojnë silazhin të portat e BE-së dhe e detyrojnë Komisionin të tërhiqet si macja kur i tregon lugën.

Epilogu? Buxheti i BE-së është një listë ushqimore ku rreshti i parë janë “Fermerët”. Ndërsa këtu, as për të premtuar nuk i begenisin…

Në përfundim: fermeri shqiptar, kjo krijesë epike mes Samsonit dhe Don Kishotit, nuk ka asnjë ngjashmëri me kolegët e tij evropianë. Sidomos për faktin se ka diçka që ata s’e kanë kurrë: durimin për të mbijetuar në një vend që e quan “shtyllë e ekonomisë”, por e trajton si gropë septike.

Zoti e bekoftë… dhe ndoshta një ditë, edhe e subvencionoftë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

100 ditë protestë

Nga Arlind Bajaj Data 7 shtator shënon ditën e 100-të të protestës kombëtare. 100 ditë jo vetëm në bulevard, por edhe në rrugët e sheshet e kryeqytetit, e herë pas here edhe në qytete të tjera të vendit, kundër qeverisjes…

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Nga Agim Nesho  Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasadën e një demokracie elektorale për të legjitimuar pushtetin e tij autokratik.…