Pse vendosa të kandidoj për deputet?
Unë jam një djalë i lindur dhe rritur në fshatin Trevllazër. Në këtë fshat të bukur dhe me histori pranë Vlorës, ku në 12 vitet e fundit u përball me shumë sfida.
Një sërë problematikash në fshat, por edhe në njësinë administrative Novoselë që sa më shumë kohë kalonte aq më shumë përkeqësoheshin. Por kur miqtë e mi, rinia e krahu i profesionalizuar i punës vendosën të largoheshin, jo vetëm në Trevllazër, Novoselë e Vlorë por në gjithë vendin, unë vendosa të qëndroj !
Vendosa të krijoj të ardhmen time në Vlorë, duke u bërë zëri i qytetarëve të qarkut dhe veçanërisht banorëve të zonës që përfaqësoj! Për këtë arsye, vendosa të qëndroj, për të qenë unë ai që do sillte ndryshimin! Një ndryshim për zonën, i cili garanton zgjidhje të halleve të mbartura ndër vite dhe sigurisht plotësimin e një sërë kërkesash që janë për banorët nevoja të tyre më imediate !
Jo vetëm kaq por pasi mora këtë vendim, jam besimplotë që me mbështetjen e Partisë Demokratike e cila në 4 vitet e ardhshme do të drejtojë vendin, “Ne do të jemi ndryshimi!”.
Ky ndryshim i munguar në 12 vite, të cilin e realizon vetëm Partia Demokratike ! Një ndryshim i ardhur nga rinia, nga njerëz me energji që e duan fshatin, e duan Vlorën dhe vendin ku kanë lindur ! Persona që i dinë problematikat, kanë jetuar me to, të cilët sigurisht duan me çdokush përmirësimin e tyre!
Përmirësim të jetësës në Shqipëri, në mënyrë që brezi i ri, mos të vuaj të njëjtat probleme siç ne kemi kaluar, fal edhe neglizhencës së pushtetit.












