Politika

Mbërrijnë votat e para të emigrantëve, nis selektimi i zarfeve sipas qarqeve

Kanë mbërritur në vend 500 zarfet e para elektorale me votat e shqiptarëve të diasporës.

Zarfet janë dërguar në Parkun Olimpik ku janë marrë në dorëzim nga KQZ, kryetari Ilirjan Celibashi dhe dy përfaqësuesit e PS dhe PD.

Pas marrjes në dorëzim administrata e KQZ do të nisë selektimin, nëse ka dëmtime në zarf dhe më tej do ndahen sipas qarqeve e përkatëse.

Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit.

Ato do të hapen në 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts