Vlora përcoi dje një mikpritje të rrallë dhe entuziaste për Opozitën Shqiptare, një atmosferë që sipas kreut të Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshit, u ndje me të njëjtin intensitet optimizmi si në Durrës. “Vlonjatët kanë një karakter të fortë dhe kur vendosin të të përkrahin, e bëjnë pa rezerva,” shkruan Roshi në postimin e tij në Facebook, duke theksuar se mbështetja e tyre është një ogur i mirë për opozitën në këto zgjedhje.
Roshi prezanton edhe disa nga pikat kyçe të Programit Qeverisës të Opozitës, duke e cilësuar atë si një ndërtim “qelizor”, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin e çdo individi të shoqërisë shqiptare.
Ai veçon mbështetjen për çiftet e reja, ku përmes një bonusi për strehim që mbulon 25% të çmimit të apartamentit, familjet përfitojnë një mundësi reale për të siguruar banesë me kosto të përballueshme. Gjithashtu, programi parashikon ulje të ndjeshme të çmimit për metër katror të apartamenteve, përmes:
- Uljes së taksës së infrastrukturës nga 8% në vetëm 3% të preventivit (1.5–2% e çmimit të referencës);
- Heqjes së taksës sociale prej 3%;
- Uljes së çmimit të naftës dhe energjisë, që ndikon direkt në uljen e kostos së ndërtimit.
Një tjetër pikë e fortë, sipas Roshit, është ndërprerja e parave jashtë sistemit fiskal, duke penguar paratë e pista të ndikojnë në tregun e banesave dhe duke nxitur konkurrencën reale mes kompanive që respektojnë rregullat.
“Në këtë mënyrë, në treg do të mbijetojnë vetëm ata që ofrojnë çmimin më të mirë dhe më të drejtë për qytetarët,” thekson Roshi.
Ai përfundon thirrjen e tij me një mesazh të qartë: “Votoni Nr.1 – sepse është shpresa për të përmbysur çdo gjë që është mbrapsht në këtë vend.”
Vlora përçoi një mikpritje të rrallë për Opozitën Shqiptare dhe me të njëjtin intesitet të optimizmit si ai i Durrësit.
Vlonjatët kanë një karakter të fortë dhe kur vendosin të të përkrahin, të mbështesin pa rezerva. Eshtë ogur i mirë që ata në këto zgjedhje po mbështesin Opozitën.
Programi Qeverisës i Opozitës është një Program që ka një ndërtim qelizor që prek ndjeshëm interesin e çdo individi anëtarë të shoqërisë shqiptare. Suportimi që ju bën çifteve të rinj për strehim është fantastik.
Dhënia e bonusit për Apartamente për të mbuluar 25% të çmimit është njëlloj sikur të siguron Apartament pothuaj me kosto reale.
Ulja e çmimit për metër katror e Apartamenteve si një domosdoshmëri jetike, bëhet i mundur nga programi qeverisës i Opozitës duke stimuluar tregun e lirë nëpërmjet uljes së taksës së infrastrukturës në 3% e preventivit, dmth pothuaj 1,5-2% e çmimit të referencës nga 8% që është sot si dhe zerimi i taksës sociale që është 3% .
Po ashtu uljen e çmimit të Apartamenteve do ta ndikojnë edhe ulja e çmimit të naftës sepse ul koston e transportit si dhe uljen e çmimit të energjisë që ul koston e prodhimit të materialeve të ndërtimit (rërës, granilit,çakëllit, çimentos si përbërës kryesorë të betonit).
Ndëprerja e parave jashtë sistemit fiskal, thënë ndryshe ndërprerja e parave të pista do të jetë një faktor tjetër që do uli çmimin e Apartamenteve. Duke ndërprerë paratë e pista do rritet nevoja e parave që vijnë nga shitjet e Apartamenteve.
Përfundimisht programi qeverisës i Opozitës do krijojë një futje të kompanive të reja që respektojnë rregullat e konkurencës së lirë (dmth shet Apartamentin ai që ofron çmim më të lirë) në tregun e banesave.
Prandaj Votoni Nr.1 sepse është shpresë për të përmbysur çdo gjë që është mbrapsh në këtë vend.












