Politika

“Shembull në rajon”/ Berisha: Do e vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së shpejtë

Kreu i PD, Sali Berisha nga takimi me demokratët në Vlorë tha se Shqipëria do të vendoset në trenin e teknologjisë së shpejtë.

Më tej Berisha tha se nuk do të ketë shkurtim të mësuesve, por do të ulet numri i nxënësve nëpër klasa.

Gjithashtu kryedemokrati bëri thirrje ndaj mësuesve dhe administratës të mos qëndrojnë në anën e së keqes, referuar mazhorancës.

Ne do e vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së shpejtë. Shqipëria do jetë shembull në rajon.

Nga Konispoli gjer në Vermosh, çdo shqiptar që dëshiron të vendosë panelet fotovoltaike, do i vendosë me ndihmën e shtetit dhe financimin e tij dhe pas tre vitesh do ketë falas energjinë elektrike. Arsimi është prioriteti ynë absolut. Mësuesi do vendoset në piedestal. Shkollat të gjitha do kenë formën më të thellë të dixhitalizimit.

Garantoj mësuesit se nuk do ketë, siç hapin këta lajme se këta do shkurtojnë, jo, do ulim numrin e nxënësve nëpër klasa dhe ndoshta do ketë nevojë për mësues më shumë se ç’janë. Mësuesve dhe punonjësve të administratës u bëj thirrje, mos qëndroni në anën e të keqes. Dilni në anën e drejtë të historisë. Mos u rreshtoni me të keqen se ne u konsiderojmë ju pasuri kombëtare”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts