Sport

Kush ishte futbollisti 28-vjeçar që humbi jetën në fushë, reagimi i FSHF-së

Ndeshja e djeshme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin shqiptar.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, pranë selisë së FSHF-së.

Image

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi shëndetësor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me Kevitan, Valbonën, Orikumin dhe Skraparin. Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjeç, por goditja në zemër i mori jetën.

Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate për mediat.

Komunikatë për median e Federatës Shqiptare të Futbollit

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit .

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts