Politika

LaCivita: Berisha, mik i SHBA, ‘non grata’ do zgjidhet! U vu nga administrata Blinken, e cila ishte po aq e korruptuar sa e Ramës

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha është mik i SHBA-së dhe ‘non grata’ e vendosur nga DASH është çështje kohe. Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump dhe njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri, është i bindur për këtë pasi ‘non grata’ u vendos nga ish-administrata e Biden e cila ka qenë e korruptuar po aq sa qeveria e Edi Ramës.

“Ish-administrata, Antony Blinken ka qenë të korruptuar sa s’ka… Kanë qenë aq të korruptuar sa qeveria e Edi Ramës. Në sytë e mi dhe në mendimin tim, dhe këto janë çështje që nuk i diskutoj në Shtetet e Bashkuara sepse nuk është ky rol im, por nga pikëpamja ime dhe një prej arsyeve që jam këtu është ngaqë ajo shpallja non-grata ka qenë aq e korruptuar sa nuk ka fare legjitimitet, të paktën në sytë e mi…

Pse administrata e Biden-it fshehu faktin që Joe Biden-it ishte mendërisht me probleme për 4 vite dhe e kishte të pamundur që të ishte president? Pse administrata e Biden-it vendosi që burrat mund të bëjnë fëmijë? Pse administrata e Biden-it vendosi… Mund të vijoj e të radhis të gjëra për ditë të tëra. Administrata e Biden-it bëri kaq shumë gabime në kaq shumë nivele të ndryshme. Ky ishte thjesht një gabim tjetër” tha LaCivita në emisionin “Opinion’

LaCivita ka dhe një përgjigje përse administrate aktuale nuk merr masë për ta hequr non gratën

”Nuk flas në emër të qeverisë së SHBA-së, as në emër të DASH, jam këtu që të siguroj që konservatorët e PD të kenë mundësi të sfidojnë 12 vite dështimi të Edi Ramës e këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës” 

“Ka qenë një lider gjatë viteve 90. Ka pritur Presidentin Bush këtu. Gjithmonë ka qenë një mik i Shteteve të Bashkuara. Është pro demokracisë, pro lirisë, pro familjes dhe është e sigurt që do të sigurohet që Shqipëria do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropianët. Ne dhe unë e shikojmë këtë si një mundësi të vërtetë.”

Po Rama a e kalon dot Oqeanin?
LaCivita kujton se Rama dy herë është shprehur se do të shkojë në SHBA por asnjëherë nuk shkoi

Fevziu: Pa diskutim. Nga pikëpamja juaj, cila është marrëdhënia midis Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
LaCivita: Me sinqeritet ju them që nuk e di sepse nuk bëj pyetje të tilla, nuk është roli im të bëj pyetje të tilla. E di që Edi Rama tha dy herë që do të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe asnjëherë nuk shkoi…
Fevziu: Po, e bëri dy herë këtë deklaratë…
LaCivita: Dhe asnjëherë nuk shkoi./SyriNet

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts