Politika

Demokrati korçar ‘thumbon’ Ramën: Amerikani ta fut pa u ndjerë, do thuash obobo…

Ilir Vrenozi në një intervistë për CNA, shpreh një dozë shprese në fund të fushatës, duke iu referuar LaCivita. Sipas tij, fakti që ky personazh vjen nga Amerika dhe ka qenë pjesë e fushatës së Donald Trump, është tregues i një mentaliteti fitues dhe vendosmërie për sukses.

Vrenozi mendon se në ditët e fundit të garës mund të ndodhë një lëvizje e fortë, siç do të ishte lajmi për një ftesë për Sali Berishën në Shtëpinë e Bardhë.

Një veprim i tillë do të kishte efekt të madh elektoral, sidomos në një atmosferë ku opozita kërkon një ngjarje të fortë për të mobilizuar votuesit. Edhe pse me skepticizëm, Vrenozi pranon se kjo figurë e re mund të jetë “asi nën mëngë” që do të sjellë surprizën në fund.

Në LaCivita nuk është se i kam shpresat, votën e hedh populli, e hedh unë. Në LaCivita kam një shpresë që mendoj se mund të bëjë një surprizë nga fundi i fushatës. Them që derisa vjen nga Amerika, ata kanë karakter të fortë, nuk dinë çfarë është humbja, se ai ka bërë pjesë në fushatën e Trump. E di do të thotë kjo? Ata kur i hyjnë një punë e duan të fitojnë. Javën e fundit ai mund të thotë, non grata e hoqi Trumpi dhe ftohet Sali Berisha në Shtëpinë e Bardhë. E imagjinon dot impaktin që do ketë kjo gjë? Ky mund të jetë një AS nën mëngë që ka ardhur LaCivita ose Latifi siç i thotë ky “gomari” tonë. Latifi i thotë Edi Rama, po Latifi o bir është amerikan e ta fut si pa ndjerë. Kur ta shikosh këtu, do thuash obobo. Dëgjove? Dëgjova thuaj!“, tha Vrenozi./CNA

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts