Politika

Denoncimi i PD: ‘Eco Park’, një aferë me urdhër të Edi Ramës, SPAK hesht prej një viti

Drejtuesi Politik për Durrësit i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, doli në një deklaratë për media, ku ka rikujtuar se nesër mbushet plot një vit që kur Partia Demokratike depozitoi kallëzimin penal për aferën korruptive të “Eco Park” në Porto Romano, një projekt që, sipas tij, mban firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Ai denoncoi mosveprimin e SPAK përballë fakteve që, sipas tij, janë të qarta dhe të dokumentuara.

Duke paraqitur një kronologji të hollësishme të ngjarjeve dhe veprimeve institucionale, Bylykbashi theksoi se gjithçka ishte planifikuar që përpara shpalljes së tenderit, në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, që zyrtarisht nuk ekziston.

Publikimi i një videoje nga SYRI TV, ku shfaqet Edi Rama në kantierin e hapur në dhjetor 2019 duke dhënë urdhra për ecurinë e punimeve, është, sipas tij, prova më inkriminuese e përfshirjes direkte të kryeministrit në këtë aferë me vlerë 1.9 miliardë lekë.

Oerd Bylykbashi:

Nesër mbush plot një vit që nga dita kur kemi bërë kallëzimin penal për aferën e ‘Eco Park’, e cila mban firmën e Edi Ramës. SPAK, prej më shumë se një viti, ka faktet mbi tryezë sesi Edi Rama në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorit Tiranë, inceneratori nuk ekziston, prej gjashtë muaj përpara se të hapë procedura tenderuese për mbylljen e venddepozimit ekzistues të mbejtjeve të ngurta, ‘Eco Park’ Durrës, kontaktoi Kasanova Hernandes, për të zhvilluar projektin arkitekturor në Porto Romano.

Më pas, në tetor të vitit 2019, AKUM, i drejtuar nga Alqi Bllako shpall tenderin me vlerë 1.9 miliardë lekë në dhjetor të vitit 2019. Pak muaj më pas, Anila Denaj, asokohe minister e financave, dërgon shkresën pranë AKUM, dhe i kërkon që të anulohe procedura pasi fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 nëntor.  Anulimi i procedurës, publikohet në buletinin e datës 16 dhjetor, dhe po në të njëjtën datë Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet interte të tërmetit, të depozitohen në Porto Romano dhe AKUM tashmë të hape me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e Eco Park. Në datën 27 dhjetor, lidhet kontrata me subjektet ‘DEAMRE’ dhe ‘ VIKTORIA INVEST’.

E bëmë këtë kronologji, pasi datat janë shumë të rëndësishme në këtë aferë për të kuptuar se e gjitha ka ndodhur me firmën dhe urdhrin e Edi Ramës. Sot, SYRI TV ka publikuar një video inkriminuese që mban datën 7 dhjetor 2019. Prandaj dhe kronologjia ka rëndësi.

Në këtë video Edi Rama viziton kantierin, tashmë të hapur në Porto Romano ku kanë filluar depozitimet e mbetjevetë tërmetit e mbi të gjitha, në video Rama komunikon me Elton Buallin, i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Rama në këtë takim me zë dhe figurë, i urdhëron punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe se Eco Park, duhet të mbaronte në datën 1 Qershor 2021.  

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts