KronikëLajme

Aksidenti i rëndë në autostradë, humb jetën një këmbësore

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Paskuqanit në Unazën të Madhe të Tiranës.

Sipas informacioneve, mësohet se ka humbur jetën një shtetase

Forca të shumta policie janë në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts