Sot koalicioni “PD-ASHM” hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtuesi i fushatës elektorale, Chris LaCivita i janë bashkuar qytetarëve në sheshin “Nënë Tereza”.
Berisha dhe LaCivita do të mbajnë fjalimet e tyre para të pranishmëve, ndërsa do të ketë fjalime edhe nga qytetarë të ndryshëm.













