Editorial

A do të funksionojë Chris LaCivita në Shqipëri?

Edi Rama vetë por edhe me enturazhin e analistëve të tij, në opinionin tim, është përpjekur ta relativizojë peshën e konsulentit elektoralo-politik të Opozitës z.Chris LaCivita me argumenta vulgarë “se ai eshte privat, është një turist, atë nuk e mbështet Trump, etj nënkupton se nuk është i dërguar i shtetit amerikan , . ..etj ”

Dakod, por amerika kështu funksionon për të dhënë mesazhe duke aktivizuar, senatorë në pension për negociata të ndryshme, diplomat, menaxherë zgjedhjesh në këtë rast, etj.

Si e lexojnë këta që LaCivita nuk e mbështet Trump? A do guxonte ai te vinte kundër linjës së Trump këtu dhe kundër shtetit të tij, thjesht për interesa personale? Kjo është e sigurt që Jo. Në fakt ai vjen këtu për të mbështetur politikat e Trump, demokratizimin e çdo vendi të botës nëpërmjet politkave ekonomike dhe jo luftës.

Një fjali e ish-ambasadores Yuri Kim para disa vitesh se, “ Opozita do të hajë bar,nëse nuk respekton amerikën”, dmth nëse nuk respekton Planin Sorros për Shqiperinë, “Shoqëri e Hapur ndaj komunizmit”, në atë kohë dhe Opozita tani po e merr veten.

Një fjali e Chris LaCivita se, “Rama është kukull e Sorros”, bëri të binin aksionet e qeverisë në besimin e njerëzve brenda ditës dhe Rama ti binte kokës me pëllembë apo me grushta.

A thoni janë rastësi ardhja si anjëherë tjetër e misoneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare te 11 majit?

A thoni ishte rastësi që në Paris Rama ishte shumë afër me Trump por protokolli e beri që ta shikonte Trump si me dylbi dhe Trump të takonte presidenten e Kosovës.

A thoni që ishte rastësi që në Gjermani Rama me lobimin e tij nuk e theu dot protokollin e zvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe sekretarit të jashtëm të SHBA Marco Rubio? Ka dyshime të forta (por jo si ato të SPAK) se është LaCivita që e frenoi.

Me ardhjen e Trump në pushtet Ramës ju prenë fijet e lidhjes me amerikën sepse Sorros vdiq politikisht si inspirues i komunizmit elitar. Ramën në pushtet e mbante marreveshja, e të shkuarës së tij politike që përputhej me të ardhmen politike që predikonte Sorros në vendet e lidjes dhe gjithë botën ku të mundte.

A ishte një fjali e Grenell që qeveria Kurti nuk po e bën dot qeverinë në Kosovë?

A ishte një fjali e Elon Musk që AFD në gjermani të shkonte nga 12% që ishte, në 20 përqind në zgjedhjet e fundit?

Një fjali e Chris LaCivita se shqipëria do të bëhet demokratike dhe jo shoqëri e hapur ndaj komunizmit siç e kishte projektuar Sorrs, do të fundosë Qeverinë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Kaq është. Votat janë.Shqiptarët mjaft të kenë sigurinë e votës së lirë dhe do votojnë për Opozitën ashtu si amerikanët për z.Trump nga frika e ardhjes së komunizmit në amerikë, ndërsa shqiptarët nga frika e ri-ardhjes së komunizmit në shqipëri.

Pra, Chris LaCivita do te funksionojë dhe Rama do të shkojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts