Politika

FOTO/ Gati për në Diasporë, qindra kuti me fletë votimi në Parkun Olimpik

Fletët e votimit dhe zarfet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit kanë mbërritur në ambientet e Parkut Olimpik, në sallën sportive “Fetih Borova”, ku do të qëndrojnë deri në fillimin e procesit të mbushjes së zarfeve. Materialet zgjedhore, të prodhuara në Slloveni, do të përdoren për të mundësuar pjesëmarrjen e votuesve nga jashtë, dhe mbushja e zarfeve do të nisë të mërkurën.

Image

Përveç fletëve të votimit, zarfeve do t’u bashkangjitet edhe udhëzuesi i hartuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të informuar votuesit mbi mënyrën e saktë të votimit. I gjithë procesi do të monitorohet nga kamera dhe do të transmetohet live në faqen zyrtare të KQZ.

Image

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se për shqiptarët që jetojnë në Europë, zarfet me fletët e votimit do të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill, ndërsa për ata që jetojnë në kontinentet e tjera, zarfet do të arrijnë nga data 15 deri në 25 Prill.

Image

Celibashi ka theksuar se çdo votues nga jashtë do të ketë vetëm tre ditë kohë për të shprehur vullnetin e tij dhe për ta dërguar përsëri zarfin me të njëjtën kompani postare, pa paguar asnjë tarifë, pasi të gjitha kostot mbulohen nga KQZ.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts