KronikëLajme

Masakroi me thikë Ilaria Sulën, sekuestrohet kompjuteri i filipinasit, nesër varrimi i studentes shqiptare

Autoritetet italiane kanë shkuar sërish në shtëpinë e filipinasit Marc Samson, i cili dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në shtëpinë e tij. Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit, hetuesit policorë kanë sekuestruar edhe kompjuterin personal të 23-vjeçarit, i cili pritet të analizohet.

Ndërkohë, qyteti i Ternit po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit nesër studentes shqiptare, për nder të së cilës do të ketë edhe një kortezh me pishtarë.

E reja shqiptare u zhduk më 25 mars, por u gjet e pajetë më 2 Prill në një zonë pyjore në Romë. Ish i dashuri i saj, Marc Samson është vënë në pranga nën akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës, pasi e goditi disa herë me thikë dhe më pas trupin e futi në një valixhe.

Pasi kreu krimin, 23-vjeçari ka përdorur telefonin e studentes shqiptare duke u shtirur sikur të ishte ajo për të shmangur gjurmët. Ndërkohë, mister mbetet roli i prindërve të filipinasit, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në shtëpi, pasi është e pamundur që të mos kenë dëgjuar gjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts