KronikëLajme

Kanosën të miturën me publikimin e fotos personale në rrjete sociale, 3 të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kamzës, për shkak se dyshohet të kenë shantazhuar një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Në pranga ka rënë  Orgito Nika, 19 vjeç dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”.

Tre djemtë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur të miturën, nëpërmjet një fotoje personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme shumën, rreth 300 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarve.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts