Uncategorized

Berisha: Programi i PD-së do të transformojë jetën në çdo qytet dhe fshat të këtij vendi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë u shpreh se programi i PD-së do të transformojë jetën në çdo qytet dhe fshat të këtij vendi. Berisha u shpreh se biznesi i vogël nuk do mund të tatohet kurrë nga bashkia, më shumë se 1% të xhiros.

Sa i përket energjisë ai tha se do të shitet me 7 lekë dhe se do të përgjysmohet tarifa e ujit. Ai tha se më programin e PD-së Shqipëria do të bëhet sërish një vend i jetueshëm dhe drejt begatisë.

“Ndaj, dhe ju ftoj këtë muaj, këtë energji, këtë optimizëm, këtë besim që keni ju tek fitorja e 11 majit, fitorja e merituar, ta trnsmetoni tek çdo i njohur, tek çdo qytetar te trokisni në zemrën e tij me programin e PD. Dhe ju garantoj se, ky program, përveçse premtimeve tjera, dp të transformojë jetën ën çdo qytet dhe fshat të këtij vendi. Ju jeni në kryeqytet këtu, me një infrastrukturë të botës së tretë. Pa ujë, apo me ujë 2-3 orë, në 24 orë. Me rrugica të cpëtuara, të paasfaltuara. Me rrjet elektrik të pasigurtë, pa shkolla, pa kopshte.

Ju jeni 60-70 mijë banorë. Kërkesat tuaja janë shumë më të mëdha. Në kundërshti me kushtetutën ju kanë marrë çdo vit taksë për arsimin dhe shkollat nuk i kemi. Një grabitje e paskrupullt.
Ju siguroj se, taksa nuk do paguani ju kurrë, sa të jetë PD në pushtet, jashtë kushtetutës. Biznesi i vogël nuk do mund të tatohet kurrë nga bashkia, më shumë se 1% të xhiros, shkon e 10 ndonjëherë.

Të harrojë, do i bëjmë ligjin. Energjia, do shitet me 7 lekë. Do përgjysmohet tarifa e ujit. Dhe në këtë mënyrë ne bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm, e bëjmë Shqipërinë një vend që ecën drejt begatisë. Me pastrimin e shtëpisë e bëjmë një vend të sigurt, transparent, me projektet e tjera për energjinë, hajtekun, e bëjmë një Shqipëri Madhështore, siç e duan të rinjtë shqiptarë,” tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts