LajmePolitika

‘Varfëria, rrezik kombëtar’, Bozdo: Me programin e PD asnjë pension nën 200 euro, rroga minimale 500 euro

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, ka theksuar se, për PD, është e rëndësishme të fokusohet në çështjet që shqetësojnë drejtpërdrejt shqiptarët, dhe jo vetëm të merret me politikat e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë në OraNews, Bozdo ka shpjeguar se përqendrimi i PD-së duhet të jetë në ofrimin e përgjigjeve konkrete për pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve, sidomos për atë që mund të bëjë partia nesër në qeverisje.

Në një deklaratë të tij, Bozdo ka theksuar se një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria sot është varfëria, që prek gati gjysmën e popullsisë. Ai ka shpjeguar se programi i PD-së është ngritur mbi një filozofi që synon dhënien e përgjigjeve të shpejta dhe konkrete për disa çështje kyçe që shqetësojnë shqiptarët, dhe ka premtuar se do të marrë masa drastike brenda 100 ditëve të para të qeverisjes për të luftuar varfërinë, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe pagave minimale.

Eno Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët.

Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër.

18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fëmijëve të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar.

Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale.

Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts