KronikëLajme

Aksident tragjik në autostradën Milot-Morinë, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Milot-Morinë, ku një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga një 50-vjeçar, ka dalë nga rruga. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve nga policia, viktimat janë drejtuesi i mjetit, banues në Tiranë, dhe pasagjeri rreth 35 vjeç, i cili jetonte në një qytet verilindor të vendit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts