Disa bidonë janë gjetur në detin e Gjirit të Vlorës nga Policia Kufitare dhe Guardia di Financa Italiane.
Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh, në afërsi të ishullit të Sazanit, ku janë vërejtur rreth 30 bidona të mbushur me benzinë.
Dyshohet se një skaf është ndjekur nga policia kufitare dhe gjatë ndjekjes, skafi ka hedhur bidonat me benzinë në det për t’u larguar më pas.
Policia kufitare ka realizuar kontrolle në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit, por mjeti i dyshuar është larguar në drejtim të ishujve grekë.
Lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia apo institucione të tjera.












