LajmePolitika

Zgjedhjet më 11 Maj/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE-ODIHR mbërrin në Tiranë

Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.

Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts