Presidenti Donald Trump firmosi dje në Davos ngritjen e “Bordit të Paqes”, ku morën pjesë disa liderë botërorë, mes tyre edhe presidentja Vjosa Osmani. Në tryezë nuk ishte i pranishëm kryeministri Rama, i cili tha se me lejen e Trump, kishte qëndruar në Shqipëri për të pritur Ivanka Trump.
Berisha ka treguar se ky është një mashtrim. Sipas kryedemokratit, presidenti amerikan e ka kuptuar se ai është një ‘Ramaduro’ dhe nuk mund të qëndronte në atë tryezë historike.
“Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Tani, që unë të them këtë, duhet të them që presidenti Amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij, mos ta ketë në zyrë.
Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se, është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua.
Në atë sallë historike nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë”, deklaroi Berisha.












