EditorialLajme

Një kontribut i ri në drejtësi – Artela Roshi mban diplomën me temë “Drejtësia Tranzitore në Shqipëri”, merr vlerësimin maksimal në Universitetin Epoka

Artela Roshi, presidente e studentëve dhe studente ekselente në degën e drejtësisë në Universitetin Epoka, ka përfunduar studimet me notën maksimale 10, duke thyer rekorde në universitet dhe duke përshpejtuar ciklin akademik në vetëm 4 vite, nga 5 vitet standarde të sistemit amerikan të studimit.

Diploma e saj me temën “Transitional Justice in Albania: A Critical Review with a Special Focus on the Contribution of the European Convention of Human Rights” (Drejtësia tranzitore në Shqipëri: Një shqyrtim kritik me fokus të veçantë në kontributin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut) u mbrojt në gjuhën angleze dhe mori vlerësimin maksimal “AA” nga komisioni i diplomimit.

Komisioni, i përbërë nga Dr. Eglantina Farruku (kryetare), Assoc. Prof. Bojana Hajdini dhe Dr. Alba Gërdeci, vlerësoi punimin si një kontribut të rëndësishëm shkencor që mund të nxisë iniciativa ligjore dhe të krijojë premisa për zhvillimin e gjyqësorit shqiptar.

Gjatë dy viteve të fundit të studimeve, Artela ka shërbyer gjithashtu si asistente pedagoge në departamentin e drejtësisë të Universitetit Epoka. Emri i saj figuron në botimet “Proceedings” të disa konferencave ndërkombëtare ku ka publikuar artikuj shkencorë.

Në mbrojtjen e diplomës, të pranishëm ishin pedagogë dhe personalitete të njohura të fushës së drejtësisë, përfshirë Profesoren Najada Kiliç, Assoc. Prof. Gentjan Skara (shefi i departamentit të drejtësisë) dhe Assoc. Prof. Hasan Bello.

Artela Roshi është një shembull frymëzimi për studentët shqiptarë dhe një zë i ri i rëndësishëm në fushën e drejtësisë tranzitore në vend.

Gjatë punimit të kësaj diplome me gravitet të cilësuar shkencor në fushën e drejtësisë, Artela pati për mentore Doktoren e Shkencave, Alba Gërdeci.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts