KronikëLajme

SPAK sekuestron telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.

Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.

Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.

Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Propaganda e radhës

Nga Arlind BAJAJ Në një prej postimeve të tij të shumta në rrjetet sociale, krimministri Edi Rama, me germa të mëdha, shkroi propagandën e radhës. Njësoj si babai i tij shpirtëror, krimineli komunist Enver Hoxha, që çdo ditë…