Kryeministri Edi Rama tha sot në “Sy m’Sy” se në këto zgjedhje nuk qëndron pyetja “a do të fitojë PS”, por sipas tij “sa do të fitojë?”.
Më tej u shpreh se Partia Socialiste faktikisht i ka fituar zgjedhjet por shtoi se nuk kanë marrë fuqi të madhe. Duke ironizuar Rama tha se zgjedhjet nuk mund t’i fitojë kryedemokrati Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një “politikan i lashtë”.
“Nuk është pyetja a do fitojmë, por sa do fitojmë. Përgjigja është sa do fitojmë. Çfarë fuqie do na japë populli shqiptar. A do kemi një mbështetje popullore aq sa kemi sot? Ne faktikisht i kemi fituar zgjedhjet po nuk kemi marrë fuqi të madhe. Kjo nuk vihet në diskutim që ne do fitojmë. Bufi do fitojë? Politikan i lashtë. I pashpresë, i dëshpëruar, që rri dhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij, ai do fitojë? Si do fitojë? Pasaporta europiane vjen vetëm nga Partia Socialiste.“, tha Rama.












