Drejtuesi politik për qarkun e Fierit i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar gjendjen e rëndë të infrastrukturës në lagjen Mbrostar Ferko në Fier, duke e quajtur situatën skandaloze dhe të denjë për mesjetën.
Ai akuzon qeverinë se ka braktisur banorët e zonës për 12 vite me radhë, duke mos bërë asnjë investim real, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme.
“Vetëm 1 kilometër nga qendra e qytetit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh me ujëra të zeza dhe mbeturina. Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti që ka mashtruar qytetarët për vite me radhë”, shkruan Bardhi.
Ai thotë se më 11 maj banorët do të ndëshkojnë me votë PS-në, për ta zëvendësuar me një qeverisje që sjell zhvillim të vërtetë dhe dinjitet për qytetarët.
Postimi i plotë në FB, nga Gazment Bardhi:
Në Fier, si në mesjetë!
Nuk ka dështim më të madh për një qeveri që për 12 vjet me radhë të mos bëjë asgjë për një komunitet aq të madh sa ai i lagjes Mbrostar Ferko në Rajonin 3, Fier. Me banorët e lagjes ndamë shqetësimin se prej vitesh tashmë ata jetojnë si në mesjetë.
Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq shumë vite, të gënjyer nga kushdo prej pushtetarëve që u ka shkuar në derë!
Por ka një lajm të mirë nga banorët e zonës. Në 11 Maj do të braktisin PS, siç i ka braktisur ajo për 12 vjet me radhë dhe do të votojnë për PD. Njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit!
Partia Demokratike do t’i japë komunitetit në lagjen Mbrostër Ferko investimet që meriton dhe, njësoj si në qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërinë do të zbatojmë Paketën e Emergjencës!
Asnjë pension nën 200 euro
Rritje çdo vit e pensioneve me 20%
Rritje e pagës minimale në 500 euro
Rritje e pagës mesatare mbi 1200 euro
Ulje në 7 lek e çmimit të energjisë
Ulje e çmimit të karburantit deri në 40%
Mirëqenia e shqiptarëve është objektivi ynë!
Voto nr.1 voto PD!











