LajmePolitika

Skandali në Kuvend/ Fyerja ndaj Vokshit kalon pa ndëshkim, përjashtohet Bardhi dhe Balliu

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të ndodhura në seancën e fundit plenare të 5 marsit. Vendimi u mor këtë të hënë, më 9 mars, ndërsa opozita akuzon se mazhoranca ka mbrojtur ministrin dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Sipas raportimeve , gjatë përplasjes në sallë, Klevis Balliu tentoi të godiste me grusht Taulant Ballën, ndërsa Gazment Bardhi përdori gjuhë fyese ndaj disa deputeteve të Partisë Socialiste. Këto incidente u morën si bazë nga Sekretariati i Etikës për të vendosur përjashtimin 10-ditor të dy deputetëve demokratë.

Megjithatë, përplasjet në Kuvend nuk munguan as nga ana e mazhorancës. Në debat me deputeten demokrate Albana Vokshi, Taulant Balla përdori një koment ofendues, duke iu drejtuar se “e ka numrin 0900”, një shprehje që shkaktoi reagime të forta nga opozita.

Pas incidentit, Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi për 60 ditë, duke e konsideruar deklaratën si fyerje të rëndë publike ndaj deputetes Albana Vokshi. Kërkesa u shqyrtua nga Sekretariati i Etikës, por u rrëzua.

Vendimi për të mos ndëshkuar Ballën dhe për të përjashtuar dy deputetët demokratë tregon standard të dyfishtë në Kuvend. 

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts