Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së këtë të mërkurë protestën e radhës, të thirrur më 12 mars. Berisha ka konfirmuar zyrtarisht sot njoftimin e kreut të Grupit të PD-së, bërë ditën e hënë.
Berisha: Tani Rama nxori mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti-shqiptarë. Nuk ka komb në botë që do të duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandar Vuçiç, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari. Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin, për të ardhmen e kombit, duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do t’i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës.













