Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, e konsideron protestën e të premtes si një moment të rëndësishëm në përballjen mes opozitës dhe qeverisë. Sipas tij, reagimi i detajuar dhe i menjëhershëm i propagandës qeveritare ndaj çdo aksioni opozitar dëshmon ekzistencën e një mekanizmi të ngritur me burime publike, i cili shtrihet përtej komunikimit politik dhe prek struktura të administratës dhe rendit.
Ai ngre shqetësimin se përfshirja e patronazhistëve dhe elementëve të strukturave shtetërore në mbështetje të pushtetit krijon perceptimin e një ndërthurjeje politike me institucionet. Sipas Roshit, përkushtimi i tyre gjatë protestave shkon përtej detyrës funksionale, duke u shfaqur si një angazhim për ruajtjen e pushtetit.
Protesta e 20 Shkurtit, sipas tij, vendosi një rekord pjesëmarrjeje dhe qëndrueshmërie në vazhdën e kundërshtimit opozitar. Ai thekson se protesta, edhe në formën më minimale, ka fuqinë e pikës së ujit që gërryen gurin, ndërsa protestat kombëtare marrin dimensionin e një force të madhe që sfidon legjitimitetin e qeverisjes.
Postimi i plotë në FB:
Protesta e 20 Shkurtit 2026
Propaganda e qeverisë është e detajuar për çdo aksion të opozitës.
Në opinionin tim, kjo falë mekanizmave që ka krijuar me paratë e taksave tona.Patronazhistë të punësuar, Punonjës policie civilë dhe me uniformë të njehsuar me partinë socialiste(klanin në pushtet).
Bie në sy ,përkushtimi i tyre gjatë protestave që nuk është thjesht se respektojnë vendin e punës, por sillen si aksionerë të mbajtjes së pushtetit.
Si është e mundur ?
Në opininin tim është krijuar një mekanizëm njëlloj si i FUSHE-së në Francë ku struktura e policisë ishte e ndërthurur me struktura të botës së trafiqeve dhe asaj të nëndheshme, pra paratë e pista suvecionojnë buxhetorët në mënyra të tërthorta.
Me protesta nuk rrëzohet Qeveria thotë propaganda e qeverisë. Dakort po pse shqetësohen atëherë.Pse harxhojnë gjithë atë gaz.
Pse nuk lënë gjë pa bërë që të demoralizojnë njerëzit.
Protesta e djeshme la rekordin e saj në vazhdën dhe procesin e kundërshtimit në mënyrë të qendrueshme të Opozitës. Protesta edhe në tastin më të keq, e ka fuqinë e pikës së ujit.
Ndësa Protestat Kombëtare kanë fuqinë e uraganit.
Ato e zhveshin qeverinë nga legjitimiteti dhe thjesht ngelet si një bandë pa vlerë.
Protestat e vazhdueshme janë i vetmi mjet shtërngues që Opzita ka në dorë për të bindur tërësisht ndërkombëtarët të shprehen haptas në mbështetje të një qeverie teknike për të realizuar zgjedhje të lira.
Protestuesit treguan që mund të jesh i fortë dhe qëndrestar edhe kur je paqësor.
Pavarësisht demarsheve të kryeminstrit me “klipin” e tij në Amerikë, njerëzit u mblodhën në shesh , duke patur në mëndje Lajtmotivin e vitit 91: “ Tek sheshi , Tek sheshi , ta hedhim qelbësirën”.












